No Image Available

VIDEO/ Blushi: S’mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër, objektivi largimi i tij para zgjedhjeve lokale

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kontrollon të gjitha institucionet shtetërore dhe se ka diktuar edhe datën e zgjedhjeve. Blushi deklaroi se, pavarësisht se data e zgjedhjeve u dekretua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ajo ishte bërë publike paraprakisht nga Taulant Balla dhe Blendi Klosi. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë theksoi se opozita duhet të ketë si objektiv largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore, duke argumentuar se në kushtet aktuale nuk mund të garantohet një proces zgjedhor i lirë dhe i ndershëm. ‘Për t’ju korrigjuar, datën e caktoi Edi Rama dhe Taulant Balla, ndërsa...