DATA/ PS mbledh Asamblenë, sinjalet për një riorganizim të madh politik
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:30, ndërsa njoftimi zyrtar u është dërguar anëtarëve të Asamblesë përmes një mesazhi. Në komunikimin drejtuar anëtarëve kërkohet marrja e masave për pjesëmarrjen në këtë mbledhje, e cila zhvillohet në një moment kur Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Një prej çështjeve kryesore që pritet të jetë në fokus është organizimi i strukturave të partisë në 46 bashkitë e vendit. Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe mënyra se si do të përzgjidhen kandidatët socialistë për kryetarë bashkish, një proces që mund të përcaktojë strategjinë elektorale të PS-së për zgjedhjet e ardhshme. Në...
Burimi:
ntv.al