Reforma zgjedhore në provë, BE ballafaqon PD-PS: Duhen rezultate konkrete
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Në fokus të takimit ishte ecuria e reformës, afati i kufizuar kohor për punën e komisionit, si dhe çështjet që lidhen me fushëveprimin, prioritetet dhe përfshirjen e të gjitha palëve në proces. Pas takimit, ambasadorja theksoi se cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha e realizimit të saj. Sipas saj, procesi nuk duhet të mbetet vetëm në nivel diskutimesh, por duhet të përkthehet në rezultate konkrete. De Sousa nënvizoi se reforma zgjedhore është thelbësore për rikthimin e besimit të publikut, garantimin e një gare të ndershme politike dhe mbrojtjen e...
Burimi:
ntv.al