Mbushën qytetin belg me kokainë/ Dënohet në mungesë kreu i një bande shqiptare
Një 36-vjeçar, i konsideruar si figura kryesore e një bande shqiptare të trafikut të drogës, është dënuar në mungesë me pesë vite burg efektiv për trafikimin e kokainës. D.T. dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin një apartament në qendër të qytetit të Bryzhit, në Belgjikë, si bazë për aktivitetin e tyre kriminal. Nga Mathias Mariën, HLN Çështja nisi të zbardhej më 1 tetor 2022, kur policia lokale e Bryzhit ishte dëshmitare e një shkëmbimi droge në rrugën Smedenstraat. Nga kontrolli i telefonit celular të një përdoruesi kokaine rezultoi se ai ishte klient i rregullt i një bande shqiptare. Në zonën përgjatë mureve historike të qytetit të Bryzhit, në fillim të vitit 2023, anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin drogën me biçikleta te 167 klientë. Hetimet zbuluan...
Burimi:
syri.net