Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë
Hetimet për vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Gofdaj të Bulqizës kanë marrë një tjetër rrjedhë, pas zbulimit të provave të reja gjatë kontrolleve të imtësishme të ushtruara në banesën e viktimës. Gjatë kontrollit të zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, forcat e policisë kanë gjetur të fshehur në kasollen e banesës një armë zjarri automatike të llojit kallashnikov me fishekë në karikator dhe një plumb në fole. Ndërhyrja e policisë u krye pasi një ditë më parë pranë vendit të ngjarjes u sekuestruan tri gëzhoja automatiku, çka ngriti dyshimet për përdorimin e dy armëve të ndryshme gjatë krimit. Gëzhojat dhe armët e sekuestruara pritet t’i nënshtrohen një ekspertize krahasuese balistike. Pozicioni i gëzhojave të gjetura në distanca nga njëra-tjetra ka ngritur dyshimet se...
Burimi:
javanews.al