Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në fundjavë nis vala e të nxehtit
Një tjetër valë e të nxehtit afrikan pritet të godasë vendin tonë. Sipas meteorologëve, temperaturat do të rriten duke bërë që të shënohen vlera ekstreme. “Përgjatë fundjavës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, si pasojë e valës së të nxehtit që po përfshin Europën Juglindore, edhe territori shqiptar do të jetë në brendësi të kësaj vale, do të kemi maksimumet të cilat ditën e diel do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Kështu që do të jetë një fundjavë mjaft ideale përsa i përket atyre që duan ta shfrytëzojnë për pushim,” tha meteorologu Hakil Osmani. Temperaturat do të pësojnë rritje jo vetëm në vlerat maksimale, por edhe ato minimale. “Në qytetet e zonës së ulët, në vijën bregdetare po ashtu, kemi temperatura...