Në freskinë e nje vjeshte është bukur

Në freskinë e nje vjeshte është bukur

Poezi nga Sergej Esenin Në freskinë e një vjeshte është bukur, të dridhet shpirti si gjethe mbi mollë – dhe të shohësh parmendën e diellit si çan sipërfaqen e lumit, ujin kaltror. Është bukur të shkulësh nga trupi Gozhdën e nxehtë të një kënge dhe me fustan të bardhë festiv të presësh trokitje në derën tënde. Unë mësoj me zemër, mësoj, të ruaj në sytë e mi lulen e egër të qershisë Vetëm vetpërmbajtja ndjenjat ngroh Kur  një krisje e hollë gjoksin e gris. Në heshtje kumbon kambanorja e yjeve, Për mëngjesin çdo gjethe është një qiri. S’do lejoj të futet në dhomën time askënd s’kam ndërmend t’i hap derën kujt assesi./KultPlus.com