Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Në familjen Metaraku në Fier, tradita dhe shpirti i Pashkës ortodokse mbeten të gjallë
👁8973
Nga Marsela Topi, FieriWeb Në vigjilje të Pashkës ortodokse, në familjen Metaraku në Fier është ndier aroma e përgatitjeve tradicionale që sjellin me vete gëzim, besim dhe vazhdimësi brezash. Nënë Margarita, në të 80-at e saj, këtë Pashkë ka vendosur t’ia dorëzojë stafetën e gatimeve nuses së djalit, elbasanases Elisabeta, duke i besuar asaj mësimin dhe ruajtjen e traditës myzeqare. Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A” Gjithçka në këtë familje dëshmon përkushtimin ndaj besimit ortodoks – nga emrat biblikë si Zaharia, Ioan, e Elisabeta, tek ikonat në mur dhe qirinjtë që presin të marrin flakën e shenjtë në mesnatën...