Në Ditën e Flamurit, Kosova përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Në Ditën e Flamurit, Kosova përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit

28 November, 2026 - 16:00 Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të luajë sonte kundër Serbisë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean Games). Finalja do të zhvillohet më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, me fillim nga ora 22:00, duke i dhënë kësaj përballjeje një rëndësi të veçantë për ekipin kosovar dhe komunitetin e esportit në vend. Kosova ka arritur deri në finalen e kësaj gare ndërkombëtare, ku tashmë do të kërkojë ta kurorëzojë paraqitjen e saj me trofeun e kampionit. Përballja me Serbinë pritet të jetë sfida e fundit për përfaqësuesit kosovarë në këtë edicion të garës. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Federatës së Esportit të Kosovës në platformën Twitch, duke filluar nga ora 22:00./KultPlus.com