Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në 2021 theu herësin/ Fatmir Xhafaj: E prisja të isha në listën e hapur! Gara këtë vit më e ashpër, por motivuese
Kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës, Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, u shpreh se e priste të ishte në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, pasi një gjë të tillë e paralajmëroi Edi Rama disa muaj më parë. Xhafaj tha se ndryshe nga viti 2021, fushata për 11 majin është ndryshe dhe diferencimin e bën, sipas tij, konkurrimi këtë herë brenda forcës politike. Çfarë e dallon këtë fushatë nga ajo e 2021? Fatmir Xhafaj: Fushata është e njëjtë sa i takon marrëdhënies me njerëzit dhe territorit ku shtrihet. Sa i takon sistemit elektoral ka disa veçori. Në 2021 ishte eksperienca e parë për një lloj gare të hapur. Të jesh i 23-ti dhe...