Në 2020 vrau shqiptarin në Selanik/ Arrestohet Romarjo Tahiri, pritet ekstradimi në Shqipëri

Në 2020 vrau shqiptarin në Selanik/ Arrestohet Romarjo Tahiri, pritet ekstradimi në Shqipëri

TIRANË-Romarjo Tahiri, 26 vjeç është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen me thikë të shtetasit shqiptar Spartak Dervishi, në Selanik, në vitin 2020. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.  Tahiri dyshohet se ka kryer krimin në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ndërsa në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar 26-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i policisë: Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari....