“Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

“Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!” Malaj njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi përfundimin e fazës së parë të verifikimeve në terren, në kuadër të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se brenda 20 ditëve të para janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 ton mallra. Malaj njoftoi se tashmë administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë, e cila do të fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm të shoqërimit të produkteve me faturë tatimore. Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është formalizimi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit. “Zero tolerancë...