Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndryshon skema! Të moshuarit që dalin në pension pas 1 janarit 2025 përfitojnë më shumë
Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja, që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim. Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 404, datë 16.7.2025, i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike. Në pikën 1 të vendimit theksohet: “Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr. 7703,...