Ndryshojnë rregullat për kultivimin e kanabisit

Ndryshojnë rregullat për kultivimin e kanabisit

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë udhëzim të ri lidhur me licencat e prodhimit dhe transportimit të kanabisit mjekësor në vend. Sipas aktit të ri, për çdo fazë të punës nga importi i farës, kultivimi, përpunimi, magazinimi dhe transporti e eksporti kërkohet një leje e veçantë si edhe një marrëveshje midis subjekteve.“Kriteret për të marrë lejen përfshijnë regjistrimin në QKB, pasjen e një plani biznesi 5-vjeçar, dokumentimin e marrëdhënies me tokën, rregullore të brendshme administrative, plan trajnimi për punonjësit dhe performancë pozitive financiare. Subjektet duhet të mos kenë detyrime të prapambetura ndaj tatimeve, energjisë dhe ujit dhe të kenë staf të përputhur me ligjin në fuqi për pastërtinë e figurës dhe etikën profesionale.” Udhëzimi kërkon që subjektet të kenë edhe dokumentacion teknik për...