Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj
Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh. Raportohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Proda ka emëruar drejtor të Policisë së Korçës, Uljan Shpatarakun. Ndërkohë Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit. Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.