Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të papritur këtë të shtunë, duke parashikuar se Uashingtoni dhe Havana do të arrijnë një marrëveshje dypalëshe dhe se opsioni i ndërhyrjes ushtarake nuk do të jetë i nevojshëm. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara nisjes së tij drejt Tenesit, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se synimi i administratës së tij mbetet hapja e ishullit karribian. “Do të thoja se Kuba dhe ne do të bëjmë një marrëveshje. Nuk mendoj se do të na duhet ushtria. Ne duam ta ndihmojmë Kubën. Ne duam ta hapim Kubën për popullin tonë”, u shpreh Trump përpara gazetarëve. Kjo deklaratë vjen pas një periudhe me tensione të larta gjeopolitike. Administrata amerikane ka...
Burimi:
javanews.al