Ndreca sfidon publikisht Ramën: Veliaj s’ka ‘gisht’ në protestat, nxirr provat
Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka asnjë përfshirje në protestat e zhvilluara në Tiranë, ndërsa i ka bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama që të paraqesë prova për pretendimet që lidhen me të. Deklaratat u bënë për mediat pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme, ku Ndreca foli edhe për raportet e tij me kreun e qeverisë. Avokati zbuloi se ka pasur komunikime të vazhdueshme me Ramën, ndërsa pretendoi se i ka bërë të qartë se mbrojtja ligjore e Veliajt do të jetë përparësi për të, edhe nëse kjo bie ndesh me interesat politike të kryeministrit apo me pozicionin e tij brenda Partisë Socialiste. Ndreca deklaroi se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të kryebashkiakut,...
Burimi:
ntv.al