Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndotje e ujërave në Vlorë, banorët denoncojnë mbetje vajore dhe detergjentë në vijën bregdetare
Prej mëngjesit të së shtunës, një pjesë e vijës bregdetare të Vlorës është ndotur ndjeshëm, duke alarmuar pushuesit dhe banorët vendas. Segmenti i ndotur shtrihet nga zona e njohur si “Rrapi” deri tek vilat buzë detit, ku në sipërfaqen e ujit vërehet një shtresë e bardhë dhe vajore, që sipas dëshmitarëve ngjan me detergjentë ose mbetje vajrash të përdorura. Sipas banorëve, ky është një problem i përsëritur, por këtë herë fenomeni është më i theksuar dhe më shqetësues. Ata dyshojnë se ndotja vjen nga subjekte private, si restorante apo hotele përgjatë bregdetit, por edhe nga mjetet lundruese, të cilat mund...