Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndodh në Vlorë/ Burri denoncon gruan për dhunë, procedohet 49-vjeçarja
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetases K. H., 49 vjeçe, banuese në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, kallëzimi është bërë nga bashkëshorti i saj, i cili ka pretenduar se ajo ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.