Ndodh në Lushnjë! Këngë dhe duartrokitje për Enver Hoxhën, e pranishme kryebashkiakja: Yll e dritë, qajnë pleqtë e të rinjtë
PAMJE NGA AKTIVITETI LUSHNJE-Një aktivitet i organizuar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar reagime të shumta. Pamjet e ndara nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tregojnë momente nga aktiviteti i administruar nga Bashkia, ku duartrokitet dhe këndohet për diktatorin, Enver Hoxha. “Për Enverin yll e dritë… Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”, janë vargjet e recituara në prani të kryetares së Bashkisë, Eriselda Sefa, e cila ka marrë edhe fjalën. Krahas pamjeve demokrati Korreshi e ka cilësuar ngjarjen si “një turp të madh” dhe “një skandal bashkiak”, duke kërkuar reagim publik nga kryetarja e Bashkisë. Deputeti i PD ka kërkuar marrjen e masave ndaj organizatorëve të aktivitetit, duke argumentuar se bëhet fjalë për persona që paguhen nga taksat e qytetarëve....
Burimi:
zeri.ai