Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndikoi në punësimin e inspektorit në Fier, Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Dritan Lleshin
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur për gjykim Dritan Lleshin, i akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas hetimeve, ai ka premtuar punësimin e një kandidati për inspektor mjedisi në Fier, kundrejt pagesës së 400 mijë lekëve, duke përdorur lidhjet familjare me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Prokuroria ka kërkuar dënimin me një vit burg, i cili është propozuar të ulet me 1/3 në tetë muaj. Gjykimi zhvillohet pas transferimit të çështjes nga gjykata e Fierit në Gjykatën e Posaçme në Tiranë. Njoftimi i policisë: Prokuroria e Posaçme...