Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Fier, pasi dyshohen se kanë shkaktuar tre vatra zjarri në zona të ndryshme të qarkut. Sipas Policisë, zjarret kanë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore e ullishte, ndërsa kanë rrezikuar edhe banesa e objekte pranë zonave të përfshira nga flakët. Njoftimi i policisë: “Pas marrjes së njoftimeve për disa vatra zjarri në territorin e qarkut Fier, strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin e 3 shtetasve të dyshuar si autorë të zjarrvënieve. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan 2 prej tyre, shtetasit: -P. Z., 66 vjeç, i dyshuar si...