Ndezën zjarr për djegien e mbeturinave, por dogjën sipërfaqe të mëdha toke, vihen në pranga dy persona në Divjakë e Mallakastër

Ndezën zjarr për djegien e mbeturinave, por dogjën sipërfaqe të mëdha toke, vihen në pranga dy persona në Divjakë e Mallakastër

Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër. Uniformat blu bëjnë me dije se në Divjakë u arrestua shtetasi me iniciale K.A., 65-vjeç, pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët u përhapën dhe dogjën 170 rrënjë ulliri. Në Mallakastër ra në pranga shtetasi me iniciale P.J., 41 vjeç, pasi ndezi zjarr për djegien e ferrave, por u dogj një sipërfaqe e madhe toke me shkurre. Njoftimi i policisë: Divjakë/Ndezi zjarr në fshatin Mërtish dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën 170 rrënjë ulliri, vihet në pranga 65-vjeçari. Mallakastër/Vihet në pranga...