Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Arrestohen tre persona, shitën bileta në treg të zi: Çmimet deri në 1000 euro
👁7450
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7 Qershorit me Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300-1000 euro. Mësohet se të arrestuarve u janë gjetur edhe bileta me vete. Njoftimi i policisë Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2. Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një...