Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin
Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që do të ndjekin nga afër ndeshjen San Marino–Shqipëri, që do të zhvillohet sot, në orën 20:45, në “San Marino Stadium”, për disa udhëzime lidhur me aksesin në stadium dhe parkimin. Rruga Rancaglia, që ndodhet në afërsi të stadiumit, do të jetë e mbyllur për mjetet, por do të jetë e aksesueshme për këmbësorët. Tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë me mjete personale këshillohen të përdorin rrugët La Ciraulla ose Costa del Bello, për të aksesuar parkimin e dedikuar për tifozët shqiptarë. Parkimi i dedikuar ndodhet te “Stadio di Baseball di Serravalle” dhe ka një numër të kufizuar vendesh. Për këtë arsye, tifozët këshillohen të përdorin edhe parkimet e tjera publike në qytet. Pika e grumbullimit...
Burimi:
javanews.al