Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti politik Roland Bejko theksoi se për të çarë në skenën politike, partitë e vogla duhet të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme mbi parime dhe vlera të qarta. Sipas tij, këto forca nuk mund të funksionojnë si modele autoritare, por duhet të gjejnë një kohezion të brendshëm dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme mes anëtarëve të tyre, e cila nuk duhet të prishet përmes përplasjeve publike. Bejko nënvizoi se partitë që synojnë të sjellin ndryshim duhet të kenë si udhërrëfyes vlerat demokratike, tolerancën, komunikimin e hapur dhe përkushtimin ndaj çështjeve...