Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërtimet pa leje, shkarkohen nga detyra drejtuesit e policisë në Shkodër
Janë shkarkuar nga detyra gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës. I pari që është shkarkuar është drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi dhe shefi i komisiariatit Nik Nikolla. Gjithashtu është pezulluar edhe kreu i stacionit të policisë së Thethit. Kjo valë shkarkimesh vjen pas skandalit me ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit.