Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja dërgon në ILD dhe KLP Prokuroren e Shkodrës
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Prokuroren Elsa Gjeli, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth. Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’. Dokumenta bashkëngjitur