Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Janë shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës. Është shkarkuar nga detyra Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla. Shefi i Stacionit të Thethit, po ashtu është pezulluar nga detyra. Prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum strukturave që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset. Një ditë më parë banorët e zonës së Thethit bllokuan urën hyrëse për në fshat dhe u përplasën me policinë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv