Ndërtime të paligjshme në akset rrugore? IKMT: Identifikon 370 objekte problematike në rrugët e Korçës

Ndërtime të paligjshme në akset rrugore? IKMT: Identifikon 370 objekte problematike në rrugët e Korçës

Pas daljes së urdhrit të Kryeinspektorit lidhur me subjektet që cenojnë sigurinë kombëtare në hapësirat publike përgjatë akseve rrugore, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Korçë ka ngritur grupet e punës në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, nga monitorimet e deritanishme në terren janë evidentuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare. Bëhet fjalë kryesisht për rrethime banesash, tabela të karburanteve, si dhe biznese të ndryshme që merren me servise apo automjete të çmontuara, të cilat kanë pushtuar pjesë të rrugëve. Të gjitha subjektet janë paralajmëruar të marrin masa për çmontimin vullnetar të strukturave që kanë zënë hapësirat, dhe është vënë re një ndërgjegjësim...