Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari, procedohen punonjësit e IMT-së dhe policisë
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës, shkruan A2 CNN. Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur. Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ...