Ndërronte vazhdimisht vendbanimin/ Policia vë në pranga 27 vjeçarin që shiste drogë në shkolla

Ndërronte vazhdimisht vendbanimin/ Policia vë në pranga 27 vjeçarin që shiste drogë në shkolla

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të ndarë në doza, në zonat pranë institucioneve arsimore. Në pranga ka rënë shtetasi E. C., banues në Durrës, i cili sipas policisë ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndryshonte vazhdimisht vendbanimin, me qëllim shmangien e identifikimit dhe vijimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhjetëra doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për shitje. Në kuadër të operacionit, u sekuestrua edhe automjeti me të cilin lëvizte 27-vjeçari. Sipas policisë, automjeti drejtohej pa leje drejtimi. NJOFTIMI I POLICISELibrazhd/Finalizohet operacioni i koduar “Zhvendosja”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur lëndë narkotike, në doza, në...