Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse. Darchiev ishte një diplomat me përvojë të gjatë, i njohur edhe për deklaratat e tij publike kritike ndaj Perëndimit. Presidenti rus Vladimir Putin e kishte emëruar atë ambasador në Uashington në mars të vitit 2025, me misionin për të udhëhequr përpjekjet për afrimin diplomatik mes Moskës dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump. Emërimi i tij dhe përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së kishin shkaktuar shqetësim në Ukrainë dhe në disa vende europiane, për shkak të ndikimit që një afrim i tillë mund të kishte në zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe në sigurinë europiane....
Burimi:
javanews.al