Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

Vendimi i gjykatës penale të Kajros për shpalljen organizatë terroriste të Shoqatës Kulturore “Ardhmëria” në Shqipëri, e njohur ndërkombëtarisht si Al-Mustaqbal Cultural Association Albania, ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për ndikimin e Iranit dhe aktivitetin e organizatave që dyshohet se shërbejnë si instrumente të luftës hibride. Duke komentuar zhvillimet në një intervistë për “Tirana Live”, analisti Arben Meçe u shpreh se çështja duhet parë përtej vendimit të autoriteteve egjiptiane, duke e lidhur atë me një strategji më të gjerë të ndikimit iranian. Sipas Meçes, lufta hibride zhvillohet përmes diversionit, financimit dhe nxitjes së protestave, si dhe sulmeve ndaj institucioneve, me synimin për të destabilizuar dhe kapur strukturat shtetërore. Ai e cilësoi këtë fenomen si një kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë euroatlantike, duke përmendur edhe...