”Dua të rishikoj dritën”, Erjon Vishkulli jep lajmin pas operacionit në Romë: Një tjetër ndërhyrje vendimtare për shikimin

”Dua të rishikoj dritën”, Erjon Vishkulli jep lajmin pas operacionit në Romë: Një tjetër ndërhyrje vendimtare për shikimin

”Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon”. Me këto fjalë, i riu Erjon Vishkulli ka ndarë me ndjekësit lajmin për përfundimin me sukses të një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në Romë, ndërsa përpara e pret një tjetër sfidë e rëndësishme për të ardhmen e shikimit të tij. 28-vjeçari përmes një mesazhi të ndjerë, tregon se java e ardhshme do të jetë vendimtare, pasi pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje, të cilën e cilëson si ndoshta më të rëndësishmen e gjithë këtij rrugëtimi. “Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë!”, shkruan Vishkulli. Ai...