Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit
Sara Mila TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur pas paraqitjes së deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila në SPAK, ku dyshohet për korrupsionin zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas një dosjeje hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, dhjetëra familje dyshohet se janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike me qëllim që të votonin për kandidaten e atëhershme, Sara Mila. Nga 60 familje të verifikuara nga prokuroria, 55 prej tyre rezultojnë të jenë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike në muajt maj-qershor 2026, shkruan Topchannel. Sipas materialeve hetimore, të cilat janë bërë pjesë e dosjes, dyshohet se punonjës të Shërbimit Social në Elbasan kanë rritur në mënyrë fiktive numrin e familjeve përfituese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Nga hetimet rezulton se aplikimet për disa qytetarë...
Burimi:
zeri.ai