Kreu i KQZ: 2.5 mld lekë për zgjedhjet e 9 majit 2027, PD-PS nuk bien dakort për votimin elektronik
Ilirjan Celibashi TIRANË-Zgjedhjet e 9 majit 2027 pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 2,5 miliardë lekë. Shifra u zbulua nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili deklaroi se fondi i vënë në dispozicion mbulon nevojat e parashikuara për organizimin e procesit zgjedhor. Projektbuxheti parashikon 454.25 milionë lekë për funksionimin e vetë KQZ-së, ndërsa fondi prej 2.5 miliardë lekësh është parashikuar si kontingjencë e veçantë për zgjedhjet dhe nuk është pjesë e buxhetit institucional. “Viti 2027 është vit zgjedhor. Një pjesë e elementeve buxhetore që duhet të adresoheshin janë përfshirë në buxhetin për zgjedhjet. Rëndësia e procesit është kuptuar drejt nga Ministria e Financave dhe kemi gjetur mirëkuptimin për kërkesat tona. Vlera në dispozicion, 2,5 miliardë lekë, është brenda limitit që ne...
Burimi:
zeri.ai