Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim
Shqipëria ka shprehur solidaritetin e plotë me Francën pas sulmeve kibernetike shkatërruese, të cilat sipas autoriteteve shqiptare janë kryer nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Në një reagim zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se Shqipëria e njeh nga përvoja e saj kërcënimin që paraqesin operacionet kibernetike të sponsorizuara nga shtete, duke kujtuar sulmet e vitit 2022 ndaj institucioneve shqiptare. Tirana kërkon që akte të tilla të mos tolerohen dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi, ndërsa bën thirrje për unitet dhe forcim të sigurisë kolektive evropiane. “Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Francën, pas sulmeve kibernetike shkatërruese dhe në një shkallë të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën...
Burimi:
javanews.al