Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një takim zyrtar në Romë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, me fokus forcimin e bashkëpunimit hetimor, operacional dhe goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare. Gjatë takimit dypalësh, dy titullarët vlerësuan lart marrëdhëniet mes dy strukturave policore, duke veçuar punën e skuadrave të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar dhe krimeve kibernetike si një model suksesi në nivel evropian. Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Policisë Italiane ndër vite dhe nënvizoi se thellimi i bashkëpunimit me partnerët strategjikë mbetet një ndër prioritetet kryesore të mandatit të tij, me synim rritjen e efikasitetit ndaj formave të reja të kriminalitetit. “Ju falënderoj për pritjen dhe...