Ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja/ Berisha: Mirënjohje për kontributin e çmuar

Ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja/ Berisha: Mirënjohje për kontributin e çmuar

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Abdyl Xhaja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ai ndërroi jetë një ditë më parë pas një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Xhaja ishte një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare. Lidhur me këtë lajm të rëndë reagoi edhe kryetari i PD, Sali Berisha. POSTIMI I PLOTË Të dashur miq, ish-zëvendëskryeministri dhe ministër për industrinë, energjetikën dhe burimet minerale në qeverinë e parë të Partisë Demokratike Abdyl Xhaja mbylli sytë përgjithmonë. Abdyl Xhaja, intelektual ekonomist, u bashkua me lëvizjen demokratike në fillimet e saj dhe përfaqësoi i kandiduar nga PD qytetarët...