Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

Një i burgosur është gjetur i pajetë ditën e sotme në burgun e Lezhës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Allush Hysa, i dënuar për plagosje të rëndë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Allush Hysa është gjetur pa puls rreth orës 07:00 mëngjesin e sotëm. I dënuari ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore. Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët. Njoftimi: Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls...
Burimi: Opinion.al