Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndërron jetë e moshuara në Devoll, dyshohet se është rrëzuar në rrugë
👁6700
Një e moshuar 86 vjeçare ndërron jetë rrugës për në banesën e saj në fshatin Hoçisht. Nga informacionet paraprake mësohet se e moshuara mund të jetë rrëzuar dhe ka humbur jetën, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pësuar infarkt. E moshuara jetonte e vetme në banesë, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Trupi do të transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkaqet. Top Channel