Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Fier, zbulohet shkaku, ja kur pritet të rifillojë procesi
👁8282
Në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër është ndërprerë numërimi. Mësohet se shkak e ndëpprerjes së procesit të numërimit ka qenë lodhja e numëruesve. Ata kanë kërkuar një pushim për të rifilluar sërish procesin pas mesditës. Sipas burimeve të informacionit në Bashkitë Roskovec dhe Mallakastër procesi do të rifillojë në orën 12:00 ndërsa në Patos në orën 15:00. Ndërkohë sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, PD ka marre 9667 vota, ndërsa PS ka marre rreth 24 210 vota.