Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndërpritet numërimi i votave të diasporës, ja kur do të rifillojë procesi
👁6735
Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht. Bëhet e ditur se numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30 dhe kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pushimi është bërë për arsye të lodhjes së numëruesve, ndërkohë që pritet që në orarin e caktuar të rinisë procesi i numërimit të votave të ardhura nga emigrantët.