Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndërprerjet e energjisë elektrike në jug të Francës, dy grupe anarkiste marrin përgjegjësinë
👁3288
Gati 45,000 shtëpi mbetën përkohësisht pa energji elektrike të shtunën në mbrëmje, pasi një zjarr shpërtheu në një transformator elektrik në lagjen Moulins në perëndim të Nicës. Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht, dhe kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi, e cilësoi incidentin si një akt dashakeq, duke premtuar masa të reja sigurie në infrastrukturën energjetike të qytetit. Dy grupe të vetëshpallura anarkiste në Francë kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, të cilat rezultuan në një ndërprerje masive të energjisë në jug të vendit, duke lënë pa energji më shumë se 160,000 shtëpi. Incidentet ndodhën në disa faza gjatë fundjavës...