Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali prek edhe Groenlandën, probleme në shërbimin e telekomunikacionit
👁9891
Zonat e largëta të Groenlandës kanë humbur aksesin në shërbimet bazë satelitore, duke përfshirë internetin dhe komunikimet telefonike, tha grupi i telekomunikacionit të ishullit Arktik, duke shtuar se do të hetojë nëse kjo ishte e lidhur me ndërprerjen masive të energjisë elektrike në Spanjë. Kompania e telekomunikacionit në Groenlandë, Tussass, tha në një deklaratë se kishte humbur lidhjen me pajisjet satelitore të vendosura në Spanjë, të cilat siguronin ofrimin e shërbimeve telefonike, internetit dhe radiotelevizive. “Aktualisht nuk ka asnjë kontakt me pajisjet tona në Maspalomas, Spanjë, nga të cilat ne varemi shumë për të qenë në gjendje të furnizojmë klientët...