Nderimi i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe pas vizitës në Tiranë, Rama: S’do ta harroj kurrë ndihmën që na dhatë pas tërmetit shkatërrues

Nderimi i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe pas vizitës në Tiranë, Rama: S’do ta harroj kurrë ndihmën që na dhatë pas tërmetit shkatërrues

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u prit nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. Ky është një vlerësim i lartë shtetëror që i jepet atij për përkushtimin e palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama u ndal edhe te ndihma që Emiratet e Bashkuara i dhanë vendit tonë pas tërmetit që goditi Shqipërinë. “Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni...