Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka dënuar nderimet dhe glorifikimin e Ratko Mladić në Serbi, duke e cilësuar atë si një kriminel lufte të dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shprehet se Shqipëria i bashkohet Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të tij në dënimin e mënyrës se si Mladić është nderuar në Serbi. Ministri thekson se qëndrimi i Shqipërisë ndaj glorifikimit të kriminelëve të luftës, mohimit të gjenocidit dhe revizionizmit historik ka qenë dhe mbetet i qartë. Sipas tij, këto qëndrime bien ndesh me vlerat evropiane dhe dëmtojnë proceset e pajtimit, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor. Hoxha shprehet gjithashtu se akte të tilla nuk kufizohen vetëm te rihapja...