Ndërhyrja kirurgjikale konfirmon se Papa Leo ka kancer në mushkëri

Ndërhyrja kirurgjikale konfirmon se Papa Leo ka kancer në mushkëri

Bota E Mërkurë, 14 Tetor 2026 10:24 Papa Leo XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërisë, njoftoi Vatikani. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale atij i është hequr lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë. Vatikani bëri të ditur se dyshimet për sëmundjen ishin ngritur nga ekzaminimet para operacionit, ndërsa diagnoza u konfirmua gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Operacioni zgjati rreth 90 minuta dhe sipas autoriteteve të Vatikanit, përfundoi me sukses, pa komplikacione. Papa, 71 vjeç, rifitoi normalisht vetëdijen pas ndërhyrjes dhe po rikuperohet në spitalin Gemelli në Romë.