Ndër të vetmit që shkëlqeu ndaj PSG-së, 5 klube të mëdha kontaktojnë Barcelonën për zbulimin e këtij sezoni
21 Tetor 2026 20:22 Telesport Xavi Espart ishte një nga pak futbollistët e Barcelonës me paraqitje dinjitoze, në humbjen e mbrëmshme 4-2 ndaj PSG-së. Mbrojtësi 19-vjeçar shënoi dhe golin e barazimit të përkohshëm 1-1, në fillim të pjesës së dytë. Espart mund të quhet pa frikë si zbulimi i madh i këtij sezoni te Barcelona. Që nga fillimi i sezonit, Espart që është një mbrojtës polivalent ka luajtur tashmë tetë ndeshje zyrtare, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste. Forma e tij e mirë dhe mbi të gjitha aftësitë që ka treguar në fushë, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas një raporti nga TEAMtalk, pesë klube kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij gjatë javëve të fundit për të diskutuar një transferim të mundshëm....
Burimi:
telesport.al